MLS, ide “komuniste” për të marrë Messin në Amerikë

28/03/2023 18:37

Ndërsa në Camp Nou thërrasin emrin e tij duke ëndërruar një rikthim te Barcelona, MLS përgatit një ofertë me të vertetë të veçantë për të çuar në Amerikë, Lionel Messin.

E ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg Parisit, ndërkohë që në kampionatin amerikan po përgatiten të bashkojnë forcat për të marrë Messin në futbollin me yje e shirita.

Sipas të përditshmes katalanase Sport skuadrat e MLS janë të gatshme të paguajnë të gjitha nga një kuotë të pagesës së lojtarit, për të bërë bashkë shumën e pagës, ndërkohë që do të jetë vetë argjentinasi ai që do të vendosë se në cilën skuadër do të luajë. Një ide aq e veçantë sa duket e pamundur, por jo në MLS pasi ashtu si sportet e tjerë të skuadrave në Amerikë edhe kampionati i futbollit në SHBA është një sistem “i mbyllur”, me skuadra, ndaj edhe vendimet (edhe ato për transferimet), merren në interes të të tërë sistemit, jo të një skuadre të vetme.

Kartoni i futbollistëve i përket Ligës dhe ekziston një sistem fondi pagesash që mund të ndryshohet vetëm në situata të veçanta dhe brenda limiteve të caktuara.

Vetëm 3 lojtarë për skuadër mund të kalojnë maksimumin e përcaktuar të pagave, por nëse mendon se sot për sot më i paguari në MLS është ish lojtari i Napolit Lorenzo Insigne me 15 milionë euro në vit, është e lehtë të kuptosh se një arritje e mundshme e Messit që te PSG fiton 40 milionë euro në vit, përfshirë dhe bonuset, do të sillte një uragan për sa i përket fondit të pagave për klubin që do ta angazhojë.

Për këtë arsye ka lindur ideja që mund të bëjë të mundur një aventurë amerikane për argjentinasin, të gjithë klubet mund të paguajnë një kuotë të pagës së tij dhe ai mund të vendosë se në cilën skuadër do të luajë. Tani topi kalon në fushën e Messit që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Europë apo të kalojë oqeanin për të kompletuar curiculumin e tij fantastik./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA