Ish-Miss-i akuzohet për torturë e skllavërim të grave shërbëtore që mbante në shtëpi (fotot)

28/03/2023 17:21

Ish-Miss-i i rajonit brazilian të Puebla, Maria Hilda Bustillos Luca, është arrestuar nga policia pasi u zbulua se kishte skllavëruar dhe abuzuar të paktën 15 gra gjatë një periudhe 30 vjeçare.

Ish-bukuroshja e kompeticioneve është ndaluar nga policia për abuzim, torturim e skllavërim të grave të varfra e të dobëta, që mbante si shërbëtore në shtëpinë e saj.

Maria Hilda Bustillos Lucas, e mbiquajtur tashmë ‘Miss Tortura’ u arrestua nga policia në Meksikë e akuzuar për “skllavëri moderne” dhe trafik njerëzor.

Ish-Miss Puebla u arrestua më 18 mars pas akuzave se kishte detyruar ose bindur gra indigjene që jetonin në zona të largëta, të vinin për të punuar për të, duke u bërë objekt i abuzimeve të punës ilegale.

Gratë josheshin me premtime për punë të ndershme dhe pagesë dinjitoze por në fakt ato detyroheshin të ktheheshin në shërbëtore të punëdhënses së tyre.

Bustillos kërkonte viktimat e abuzimit të saj duke vendosur njoftime pune në rrjetet sociale me premtime për rrogë javore prej 1,800 Peso meksikanë (rreth $100).

Por pasi afronte viktimat e saj ajo i mbyllte në shtëpi dhe i detyronte të punonin në shtëpinë e saj ose të mikeshave të saj.

15 gra dyshohet se janë viktima të skllavërimit të Bustillos gjatë 30 viteve të fundit.

Ato ishin liruar me ndihmën e banorëve lokale.

Një prej fqinjeve që kërkonte të ruante anonimatin, tha: “Ne dëgjonim ulërima. Ajo nk i rrihte në rrugë para të gjithëve por ne dëgjonim ulërimat. Ka pasur gjithashtu punonjës që kanë qenë brenda shtëpisë dhe kanë dëshmuar dhunën e saj ndaj jo vetmë ndaj shërbyesve por dhe ndaj familjarëve të saj”.

Ajo shtonte: “Hidraulikë, riparues, apo punonjës gazi kanë dëshmuar dhunën e saj ndaj stafit të shërbiit pordhe ndaj fëmijëve dhe burrit të saj”.

Bustillos ka disa precedentë dhe është arrestuar më parë për dhunë në familje, por pa u dënuar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA