Kryeministri Kurti në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ka folur edhe për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Top Channel, kur u sulmua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.
Kurti i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe e cilëson këtë akt si të rëndë.
Albin Kurti: Unë u trondita kur mora vesh këtë lajm të hidhur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes Kola, të gjithë juve kolegëve të tij në Top Channel dhe qytetarëve mbarë për shkak se një sulm i tillë i tmerrshëm është i papranueshëm dhe duhet që të zbardhet sa më parë dhe vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë, nga policia dhe drejtësia në Shqipëri. Është një rast i rëndë meqenëse bëhet fjalë për një punëtor në shërbim të njoftimit të qytetarëve, informimit të njerëzve, pra të njërës prej lirive themelore që duhet të gëzojë gjithsecili në republikë.
Top Channel