Afgani vret me thikë dy gra në qendrën fetare në Portugali, para se të qëllohej nga policia (fotot)

28/03/2023 15:28

Dy ra kanë humbur jetën pasi një sulmues me thikë u sul në një qendër fetare, para se të qëllohej nga policia sot në Lisbonë.

Sulmuesi me kombësi afgane që mbante një thikë të madhe në dorë u lëshua gjithashtu ndaj policëve para se ata ta qëllonin në këmbë dhe ta neutralizonin’ para qendrës muslimane ‘Ismaili’ sot rreth orës 11.00

Ai është transportuar në spitalin São José Hospital, ku mbetet në gjendje të rëndë dhe nën arrest.

Dy gratë që humbën jetën ishin anëtare të stafit të qendrës, dhe drejtuesi komunitetit Ismaili, Narzim Ahmad për televizionin portugez S.I.C.

Të paktën dy njerëz të tjerë kanë pësuar plagë serioze dhe po trajtohen në spital. Nuk dihet nëse numri përfshin edhe vetë sulmuesin.

Në një deklaratë Rahim Firozali, kreu i këshillit kombëtar të komunitetit musliman Ismaili, tha se njeriu i armatosur kishte sulmuar tre vetë brenda ambjenteve të qendrës Ismaili, duke vrarë dy prej tyre e duke plagosur një të tretë.

Ai tha se sulmuesi hyri në qendër Ismaili “ku po zhvilloheshin mësime dhe aktivitetet e zakonshme, para se të niste sulmin”.

Çështja i ka kaluar autoriteteve anti-terrorizëm ndërsa kryeministri Antonio Costa tha se akti kriminal dukej se ishte një incident i izoluar dhe se ishte e parakohshme të bëheshin interpretime.

“Sulmuesit iu dha urdhri të ndalonte sulmin, ndaj të cilit ai nuk u bind por avancoi drejt policisë me thikën në dorë, prandaj oficerët qëlluan me armë për të neutralizuar agresorin”,

Muslimanët Ismaili janë një komunitet i veçantë që jetojnë në më shumë se 25 vende në të gjithë botën, sipas faqes së tyre në rrjet, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Rreth 7,000 prej tyre jetojnë në Portugali, mes popullatës vendore prej 10 milionë njerëz.

FOTO GALERI
3/5
Ai është transportuar në spitalin São José Hospital, ku mbetet në gjendje të rëndë dhe nën arrest.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA