Është zbuluar se meditimi redukton simptomat e ankthit dhe depresionit, rrit produktivitetin, përmirëson kujtesën dhe parandalon fillimin e Alzheimerit. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut!

AgroWeb.org ju fton të zbuloni se si praktikimi i meditimit vetëm 20 minuata në ditë mund të ndryshojë për mirë jetën tuaj.

Përfitimet e Meditimit

Tashmë dihet se meditimi ka shumë përfitime, por shkenca sapo ka zbuluar edhe se meditimi mund t’ju ndihmojë të bëni më pak gabime.

Ky hulumtim i ri, i ardhur nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Ku më shumë se 200 individë morën pjesë në këtë studim të efekteve të meditimit në aktivitetin e trurit.

Për këtë studiuesit përdorën elektroencefalografinë, ose EEG. Ata matën impulset elektrike në tru që ndodhin pas një gabimi dhe pas një suksesi.

Bashkautori i studimit Jeff Lin tha: “Një sinjal i caktuar nervor ndodh rreth gjysmë sekonde pas një gabimi, i cili lidhet me njohjen në mënyrë vetëdijshme të gabimit. Ajo çfarë ne zbuluam ishte se forca e këtij sinjali u rrit tek njerëzit që praktikonin meditimin.”

Studiuesit zbuluan se pas 20 minutash meditim, fuqia e këtij sinjali u rrit, duke i ndihmuar ata të jenë të vetëdijshëm për gabimet që mund të bënin.

Nga ana tjetër, kjo i ndihmon medituesit e rregullt të shmangin edhe gabimet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Sipas studiuesve këto gjetje janë një tregues i fortë i asaj çfarë mund të bëjë vetëm 20 minuta meditim në rritjen aftësinë së trurit për të zbuluar dhe për t’u kushtuar vëmendje gabimeve.

Si të Meditoni

Gjithçka që ju nevojitet është një vend i qetë dhe një jastëk. Për të filluar thjesht uluni në jastëk me shpinën drejt, ose në një karrige nëse kjo është më e rehatshme dhe kushtojini vëmendje frymëmarrjes suaj.

Merrni frymë me ngadalë dhe nxirreni po njëlloj. Qetësoni mendjen dhe vazhdoni kështu për 20 minuta.

Nëse 20 minuta janë shumë për ju. mos u shqetësoni. Për këtë mjaftojnë edhe më pak minuta, aq sa ju ndiheni më rehat./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA