​Presidentja greke: Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm

28/03/2023 17:36

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka deklaruar sot se qëndrimi për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Ajo ka theksuar se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Beogradin dhe Prishtinën në procesin e dialogut. E para e Greqisë ka pohuar se ka presione në nivele diplomatike për njohjen e Kosovës, megjithatë siç ka thënë ajo, kjo nuk ka ndikuar në pozicionin e tyre.

Kështu ka deklaruar presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou gjatë vizitës në Beograd, ku ka thënë se në takimin e sotëm me Vuçiç ka shprehur mbështetjen për bisedimet me Kosovën dhe si sipas saj, Serbia i përket familjes evropiane.

“Zotëri president më informoi për zhvillimet e fundit lidhur me bisedën ndërmjet Serbisë dhe Prishtinës, ne e mbështesim atë dialog, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të zhvillimit të qëndrueshëm që do të sigurojë stabilitet në zonë dhe rëndësinë e nxitje në rrugën evropiane të vendit tuaj. Por, edhe optimizëm të madh në këtë kontekst, ne mbështesim bisedimet e fundit që kanë të bëjnë me gjetjen e një përmirësimi, pra zbatimin dhe përmirësimin e pozicioneve tuaja në Evropë, qëllimi ynë është të forcojmë ekonominë dhe qëndrimin politik të Serbisë, në Mynih më 17 shkurt me presidentin tuaj se qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm dhe stabil”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e Greqisë është shprehur se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje edhe për Prishtinën dhe se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshueshëm për njohjen e Kosovës.

“Siç e kam thënë tashmë, qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, vendi im zbaton vazhdimisht një politikë strukturore, politika konstruktive me synimin për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë zonën, ju kujtoj se qëllimi strategjik është bashkimi i të gjithë zonës së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim, ne po e përmirësojmë progresin në marrëdhënie. Ajo që u arrit në Bruksel dhe Ohër, e veçanërisht në atë aneks zbatues, Greqia është e gatshme të ofrojë mbështetje si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. Presione në nivel diplomatik gjithmonë ka, por kjo nuk ndikoi në pozicionin tonë”, është shprehur ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se me homologen greke kanë diskutuar për bisedimet me Prishtinën.

“Serbia dhe Greqia konfirmuan përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara për integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe ashtu si Greqia mbështet integritetin e Serbisë, Republika e Serbisë mbështet integritetin e Republikës helene në tokë dhe det, në ishuj dhe në ajër dhe kjo është politika që nuk do të ndryshojë. I jam veçanërisht mirënjohës zonjës Scarelapulo për mbështetjen e saj të integritetit të Republikës së Serbisë, për ne është shumë e rëndësishme respektimi i së drejtës ndërkombëtare publike dhe fola me presidenten e Greqisë për këtë, duke thënë qartë se sa e rëndësishme është të kërkojmë një zgjidhje kompromisi në bisedimet me Prishtinën, se ne duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse është në interesin tonë jetik dhe në përputhje me këtë me interes jetik është të vazhdojmë dhe përshpejtojmë rrugën tonë evropiane”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se me rëndësi janë investimet, për çka ka theksuar se pritjet janë që gjatë këtij viti të arrijnë në një miliard euro.

“Për ne është e rëndësishme për investime dhe për progresin e mëtejshëm të ekonomisë. Vitin e kaluar kemi pasur nivelin maksimal të shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Greqisë, i cili ka arritur në 788.5 milionë euro dhe besojmë se këtë vit do të arrijmë një miliardë euro dhe pas kësaj është shkëmbimi i mallrave dhe shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve është 1 miliard e 466 milionë euro dhe besojmë se ka një mundësi shtesë për të rritur numrin e turistëve serbë në Greqi, të cilët në mbi 50% shkojnë në Greqi me pushime vjetore”, ka përfunduar Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA