Të shtëna me armë zjarri ndaj Top Channel, Alibeaj: Sulm i rëndë ndaj fjalës së lirë dhe sigurisë publike

27/03/2023 10:00

Kryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj dënon sulmin ndaj televizionit të Top Channel, ku për pasojë ka mbetur i vrarë roja e sigurisë Pal Kola.

Kryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj dënon sulmin ndaj televizionit të Top Channel, ku për pasojë ka mbetur i vrarë roja e sigurisë Pal Kola. Ai i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe sipas tij ky është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë dhe ndaj sigurisë publike në vend.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola, që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend. Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, ka shkruar Alibeaj.

Top Channel