“Ç’janë këta që shkojnë dhe thonë ‘Shqipëria në duart e krimit’”, Berisha pas deklaratës së Ramës: E kanë paralajmëruar partnerët ndërkombëtarë, por ai…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për ngjarjen terroriste ndaj Top Channel në orët e para të mëngjesit ku humbi jetën dhe një roje sigurie.
Ai e cilëson këtë sulm si një ngjarje e rëndë dhe të dënueshme që duhet zbardhur sa më parë.
“Akti kriminal i sulmit me armë ndaj “Top Channel” me pasojë humbjen e jetës të një personeli të sigurisë, është një ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që meriton të zbardhet sa më parë!
Një tjetër dëshmi tragjike e revanshit të krimit, që po merr çdo ditë jetë të pafajshme në zemër të qyteteve tona, por edhe një sulm ndaj fjalës së lirë!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe solidaritet të plotë me komunitetin e gazetarëve të TCH”, ka shkruar Tedi Blushi.
Top Channel