Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Shkodrës pasi shpërndanin kanabis në doza.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, blutë e Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit B. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa” dy të rinjtë, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., policia ka gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.
Top Channel