Reshjet e dendura të shiut të shoqëruar me breshër kanë përfshirë gjithë territorin  e Bulqizës, duke shkaktuar probleme në rrugë.

Pedonalja e Bulqizës është përmbytur, ndërkohë që breshëri ka shkaktuar dëme në bujqësi. Lulet e pemëve që kishin çeluar, janë shkatërruar.

Ndërkohë, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, ka reshje dëbore.

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë paradites në Rrugën e Arbrit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshje të dendura shiu raportohen dhe në Elbasan. Breshëri ka zbardhur rrugët, por deri më tani nuk raportohen probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA