Opozita njëzëri  dënoi sulmin e armatosur ndaj Top Channel duke e konsideruar si akt të  të rëndë kriminal dhe njëherësh ndërsa i bëri  thirrje  në kor organeve ligjzbatuese të vihen në lëvizje për zbardhjen me urgjencë të krimit të shëmtuar.

Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi sulmin kriminal ndaj televizioni kombëtar Top Channel  si sulm të fjalës së lirë dhe sigurisë publike në vend duke kërkuar vendosjen  menjëherë para drejtësisë të autorëve.

Sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, e dënoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e  konsideroi  ngjarjen akt të shëmtuar  kriminal dhe dëshmi e pasigurisë  vendosje e rendit ne duar te krimit.

Ngushëllimeve dhe solidaritetit për ngjarjen e rëndë iu  bashkua edhe kryetari i Partisë së  Lirisë Ilir Meta, i cili kërkoi që epoka e krimit të marrë fund.

Kryetarja e Komisonit të Medias Flutura Açka teksa risjell në vëmendje edhe sulmin e armatosur ndaj ekipit të xhirimit të emisionit investigativ “Fiks Fare”, vlerëson se ngjarje të tilla të përsëritura duhet te vendosin në alarm Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të marrë në mbrojtje punonjësit e  medias dhe çdo shqiptari.

Thirrjeve për vënien e autorëve para drejtësisë dhe zbardhjen e ngjarjes iu bashkua edhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ndërsa kërkoi që lufta kundër krimit të organizuar të jetë prioritet dhe çështje e sigurisë kombëtare.

Për sulmin e armatosur reagoi edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili bëri thirrje për vënien para drejtësisë së autoreve te krimit te rende kundër jetës, sigurisë dhe medias.

Opozita  shpreh ngushëllimet për humbjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola si dhe  mbështetje dhe solidaritet  për stafin e Top Channel.

Top Channel