Shqipëria nis misionin drejt Gjermani 2024 me ndeshjen e parë eliminatore, atë ndaj Polonisë në Varshavë, e cila do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.
Sfida do të luhet në stadiumin “PGE Norodowy”, i cili do të jetë i mbushur plot sonte, me 57 mijë tifozë në shkallët e tij. Nuk do të mungojnë as tifozët shqiptarë, teksa i dërguari i SuperSport, Sokol Xhihani, raporton se do të jenë plot 413 të tillë, të grupimit Tifozat Kuqezi.
Një grup prej tyre është nisur nga Tirana dhe tjetër nga Berlini, teksa sonte do të mbështesin djemtë kuqezi nga tribuna. Vlen të theksohet se UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet me çatinë e stadiumit të mbyllur, duke e bërë “PGE Norodowy” hermetik.
Top Channel