Gruaja josh vrasësin e partnerit të saj për ta dorëzuar te autoritetet, si hakmarrje (fotot)

27/03/2023 17:31

Megjithse tingëllon si subjekti i një filmi aksioni, një grua ka bërë me të vërtetë vrasësin e partnerit të sa të binte në dashuri me të që më pas ta dorëzonte te autoritetet.

Gruaja identiteti të cilës është i mbrojtur, bashkëpunoi ngushtë me policinë kombëtare të Kolumbisë për të realizuar komplotin e saj të hakmarrjes dhe në të njëjtën kohë për të kapur një trafikant të njohur drogash, të kërkuar nga Interpol.

Rubén Darío Viloria Barrios, i njohur ndryshe si ‘Juancho’, kërkohej prej kohësh për krimet e tij.

Sipas rrjetit vendas El Tiempo, vrasësi vepronte në Montería, kryeqyteti rajonit të Cordoba duke u hequr si adhurues i Zotit e Kishës.

Por autoritetet kishin pikasur përfshirjen e tij në trafikun e narkotikëve dhe lidhjet me një strukturë kriminale vrasjesh e zhvatjeje.

Policia kolumbiane tha: “Sipas informacioneve të hetuesve ky person ka precedentë kriminalë prej 10 vitesh, duke u bërë i njohur për aftësinë e organizimit të sulmeve ndaj rendit publik”.

El Tiempo shkruante se Juancho fajësohej për vrasjen e partnerit të gruas, çka e bëri atë të kërkonte hakmarrje.

Rrjedhimisht ajo kishte përdorur aftësitë e saj të joshjes që të bënte që trafikanti të binte në dashuri me të.

Megjithse plani ishte i parapërgatitur, gruaja rrjedhimisht arriti të gjente prova të krimeve të tij, që më pas i kaloi te komanda e policisë.

Pas disa muajsh monitorimi ajo kishte organizuar të takohej me Juancho në Montería ku autoritetet ishin të aftë ta arrestonin.

Kolonel Gabriel García tha se hetuesit kishin marrë mandatin e arrestit për prodhim e trafikim drogash, armëmbajtje dhe eksplozivë.

Ai shtonte se gruaja që ndihmoi në çështje kreu një eksperiencë të vështirë emocionale por ishte thelbësore në kapjen e Juancho: “Shpresojmë që me këtë ajo të ketë një sens mbylljeje të çështjes”.

FOTO GALERI
2/3
El Tiempo shkruante se Juancho fajësohej për vrasjen e partnerit të gruas, çka e bëri atë të kërkonte hakmarrje.

Top Channel