Delegacioni i BE-së në Tiranë ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola.
Duke u bërë thirrje autoriteteve shqiptare për një hetim të shpejtë dhe të plotë të incidentit, BE rikujton se “sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen”.
‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm.
U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen’– thuhet në reagim.
Top Channel