Ambasada britanike dënon sulmin kriminal ndaj Top Channel-it: Përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë

27/03/2023 12:16

Ambasada britanike në Tiranë i është bashkuar reagimeve të shumta të cilat dënojnë me forcë sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, ambasada britanike i shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe të gjithë personave të prekur nga sulmi flagrant kundër medies së lirë.

Shprehim tronditjen mbi incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë personat e prekur”- shkruan ambasada britanike.

Top Channel