Somnambulizmi nuk duhet neglizhuar/ Pas vdekjes së të miturit në Elbasan mjekët këshillojnë për kujdes

26/03/2023 20:49

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Elbasan, ku një fëmijë në gjendje somnambul ra nga ballkoni dhe humbi jetën.

Mjekët thonë se somnambuli është një çrregullim i gjumit i cili prek më së shumti fëmijët, por raste të rralla hasen edhe tek të rriturit. Menaxhimi i kësaj gjendje kërkon kujdes të veçantë.

Sipas mjekëve, shpesh herë sonambuli neglizhohet nga prindërit duke u konsideruar një gjendje normale.

Studime të shumta janë kryer në lidhje me këtë çrregullim neurologjik, por ende janë të paqarta shkaqet e tij. Mjekët këshillojnë gjithashtu që fëmijët të ushqehen lehtë gjatë darkës, të evitohen pijet energjike dhe çokollatat në mënyrë që të evitohen shkaqet e tjera rrethanore të prishjes së gjumit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA