3 persona janë arrestuar në një lokal në Komunën e Parisit në Tiranë pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur me poker dhe çipsa.

Policia ka sekuestruar 2 tavolina pokeri, çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Të arrestuarit janë  shtetasit: Arlind Çali., 32 vjeç, Xhuljo Mija 28 vjeç, dhe Erisild Demçellari, 28 vjeç, të cilët janë administratorët e lokali dhe të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të tjerë me iniciale: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA