Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë më 27 mars, e nis në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën e parë të kualifikueseve të Evropianit 2024 me Çekinë, në “Fortuna Arena” të Pragës.
Sapo kryesori vërshëlleu për nisjen e lojës, vendasit u hodhën menjëherë në sulm dhe fituan në rivënie anësore në gjysmëfushën e polakëve. Pikërisht nga kjo rivënie erdhi goli që zhbllokoi sfidën që në sekondën e 27-të (realizoi me kokë Krejci).
Sikur të mos mjaftoni ky gol shokues i sekondave të para, një gabim në fazën mbrojtësi i kushtoi rëndë Polonisë, që pësoi golin e dytë nga këmbët e Cvancaras.
Ndërkohë në pjesën e dytë vijon e njëjta histori, Polonia që kërkon të ngushtojë diferencën por që është e pamundur dhe skuadra çeke e shfrytëzon mjaft mire këtë situate jo të favorshme për kundërshtarin e tyre duke i shënuar edhe golin e tretë në minutën e 64 me Kutchtan.
Ndërkohë Polonia nuk del pa shënuar të paktën golin e nderit në këtë takim të parë në minutën e 87’ Szyanski shënon golin e vetëm për polakët që vlen vetëm për statistikë. Ky ishte debutimi i tyre me Fernando Santos në pankinë i cili nga nesër do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e së hënës kundër Shqipërisë.
Ndërkohë ‘Blutë’ e Francës e nisën me gol takimin ndaj ‘tulipanëve’ të Holandës. Me të filluar takimi, kur kronometri shënonte minutën e dytë, në aksionin e pare, Kylian Mbappe pason mirë dhe Antoine Griezmann shënoi 1-0.
Pas gjashtë minutash, Franca shënoi sërish, duke thelluar epërsinë. Mbrojtësi Dayot Upamecano fiksoi shifrat në 2-0.
Në trisin e pjesës së parë nuk do të mungonte të shfaqej edhe kapiteni i ri Kylian Mbappe. Në minutën e 21-të, pas një pasimi të Autelien Tchoumenit, sulmuesi i PSG-së do të shënonte dhe ‘blutë’ do të shkonin në dhomat e zhveshjes me epërsinë 3-0.
Franca e dominoi ndeshjen deri në fund, duke krijuar shumë raste, por goli i fundit erdhi vetëm në minutën e 88-të. Mbappe do të shënonte golin e dytë personal për rezultatin 4-0.
Holanda, përpos një paraqitje larg pritshmërive dhe mjaft të cunguar nga mungesat e shumta, humbi penallti në kohën shtesë, Mempis Depay u ndal nga Mike Maignan.
Franca merr fitoren e parë me rezultatin e pastër 4-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Holanda ishte larg paraqitjeve të saj në Katar.
Romelu Lukaku është një nga lojtarët më të kritikuar këtë sezon në Itali. Paraqitjet e tij me Interin nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, teksa shpesh herë është vënë në shënjestër si për mungesën e golave, ashtu edhe për mangësitë në kontrollin e topit. Por sulmuesi belg është shndërruar tërësisht sapo ka veshur fanellën e Kombëtares.
29-vjeçari ka shënuar sot tre gola në fitoren 3-0 kundër Suedisë. Pas shënimit të golit të parë, belgu ka vendosur të përcjellë një mesazh edhe për kritikët e tij. Lukaku ka vendosur gishtin tregues përpara gojës së tij, duke i ftuar kritikuesit që të heshtin.
Ndërkohë për Suedinë i vetmi moment për t’u mbajtur mend ishte aktivizimi i Zllatan Ibrahimovich, i cili në moshën 41-vjecare është lojtari më i vjetër në histori që merr pjesë në eliminatoret e një evropiani.
Top Channel