Alexis Sanchez ndodhej në formë të shkëlqyer në vitin 2018. Sulmuesi, i cili ishte pjesë e Arsenalit, kërkohej me insistim nga dy klubet e Manchesterit.
Në fund zgjodhi të transferohej në “Old Trafford”, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në Premier League.
Karriera e tij mori për poshtë, Sanchez nuk dhuroi asgjë te Manchester United. 34-vjeçari është penduar sot për faktin që nuk zgjodhi Manchester City.
“Isha afër Manchester City, flisja çdo ditë me Guardiolën. Ai më uroi edhe për ditëlindje, e ndjeja sikur të ishte babai im, njësoj siç ka qenë te Barcelona.
Por më pas, papritmas më telefonoi Mourinho, i cili më tha se më priste numri 7 te Manchester United… Nuk ishte çështje parash.
Unë do të kisha luajtur në Champions dhe do të kisha veshur 7-n që kishin veshur lojtarë si Cantona, Beckham dhe Cristiano Ronaldo.
Nuk ishte çështje parash, unë do të kisha luajtur në Ligën e Kampionëve dhe do të kisha veshur të 7-at që kishin veshur lojtarë si Cantona, Beckham dhe Cristiano Ronaldo”, deklaroi sulmuesi i Marseille.
Top Channel