Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Durrësi
25/03/2023 11:40
Një 32-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Policia ka kryer kontroll në banesën e 32-vjeçarit me iniciale F. D, ku gjetën dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak.
Në pranga është vënë babai i 32-vjeçari për armëmbajtje pa leje, ndërsa vijojnë kontrollet për të lokalizuar kapjen e të riut.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel