Xhiroja e pazakontë e një zebre në kryeqytetin e Koresë së Jugut bëri xhiron e rrjetit, teksa kafsha ecte me shpejtësi midis rrugëve të ngushta.
Sero, 3 vjeçe arriti t’i shpëtonte elementëve të sigurisë të kopshtit zoologjik dhe të shëtiste për më shumë se tri orë rreth Seulit.
Zebra arriti të shmangte makinat dhe fatmirësisht shpëtoi pa lëndime. Aventura e saj u mbyll në momentin kur u kap nga rojet e parkut.
Sero ka lindur në vitin 2019 në Parkun e Madh të Fëmijëve dhe ka dhuruar shfaqje për vizitorët e parkut, por gjithçka ndryshoi kur ngordhën prindërit e tij. Që atëherë, zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se janë kujdesur në mënyrë për kafshën, por nuk mundën të shmangin përplasjen më një kangur, që më më pas çoi në arratisjen e zebrës.
Top Channel