Vendi anëtar i BE thotë se nuk do të arrestojë Putin nëse vjen aty (fotot)

24/03/2023 16:53

Zbatimi i vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare kundër presidentit të Rusisë mund të jetë në shkelje të ligjit të Hungarisë, thanë dje ekspertë vendas.

Megjithse Hungaria nuk ka marrë ende një qëndrim zyrtar në lidhje me mandatin ndërkombëtar të arrestit për presidentin Putin, këshilltari kryesor i kryeministrit atje tha se kushtetuta e vendit nuk lejon zbatimin e këtij urdhri.

“Ne duhet t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus … siç parashikon urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare”, tha dje kreu i stafit të kryeministrit Viktor Orban, Gergeli Guylias, në një konferencë shtypi në Budapest.

Javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare në Hagë bëri thirrje për arrestimin e presidentit Putin për krime lufte në konfliktin e Ukrainës dhe për transferime të detyruara të popullsisë në lidhje me adoptimet e fëmijëve ukrainas nga prindër rusë.

Rusia nga ana e saj ka paditur kryetarin dhe anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare për abuzim me detyrën në lidhje me urdhër-arrestin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA