Rama në Londër: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

24/03/2023 08:26

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat gjeopolitike, sidomos atë të emigracionit, me nota ironie Rama tha: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura në sallë.

Teksa u ndal tek largimi i të rinjve shqiptar, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot të qëndrojnë këtu, pasi ata janë të lirë të lëvizin kudo që duan.

E di që nuk është korrekte politikisht, por unë nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo. Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro“- tha Rama.

Top Channel