Një stuhi gjeomagnetike shumëngjyrëshe ose siç njihen ndryshe aurora spektakolare janë shfaqur në qiellin e Finlandës Veriore, duke dhuruar pamje spektakolare.

Fenomeni, i cili formohet për shkak të molekulave diellore që hyjnë në atmosferën e tokës, u shoqërua me valëzime ngjyrash të ndritshme.

Në aurorat e formuara mbizotëronte ngjyra jeshile, por nuk munguan as ngjyra vjollcë dhe rozë.

Pranvera është një nga kohët më të mira për të parë dritat veriore për shkak të rritjes së aktivitetit të erës diellore.

Këto pamje mahnitëse surprizojnë jo vetëm banorët vendas, të cilët i presin me padurim, por shumë turistë të tjerë të cilët mahniten nga ky fenomen.

Ata nuk ngurojnë të kalojnë natën jashtë vetëm për të shijuar pamjen mahnitëse. Sa herë që valëzimet shumëngjyrëshe shfaqen fotot e shkepura bëjnë xhiron e botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA