Një 35-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi qarkullonte me lëndë narkotike. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet D.C. mbante me vete lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza dhe në momentin që është pikasur nga policia ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me makinë për t’iu shpëtuar efektivëve.
Mësohet se pas disa minutash ndjekje, 35-vjeçari – i dënuar më parë për disa vepra penale – është kapur dhe vënë në pranga nga blutë, sakaq është sekuestruar edhe një sasi kanabis, një grirëse metalike që shërbente për grirjen e kanabisit dhe automjeti me të cilin ai qarkullonte.
Gjatë arratisë, D.C. ka aksidentuar edhe një automjet të parkuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore 35-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel