Ministri ukrainas ngre alarmin: Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s rrezikon skenarin e Fukushimas!

24/03/2023 19:11
Foto Ilustruese

Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets ka paralajmëruar centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s rrezikon të njëjtin skenar si Fukushima, dhe përgjegjësia në këtë rast i bie Rusisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Strilets shkruan se situata është alarmante pasi ekziston rreziku i dështimit të ftohjes së termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

“Pas rënies së nivelit të ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të ftohjes në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës në mes të kontinentit evropian për shkak të Rusisë”- u shpreh ministri ukrainas.

Sipas ministrit, gati 5 milionë ukrainas nuk kanë akses në ujë të pijshëm dhe 70% e popullsisë mund të mbetet pa këtë burim për shkak të bombardimeve ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA