Makina përplas këmbësorët në aeroportin e Koln, disa të plagosur nga shoferi ‘jashtë’ kontrolli në perëndim të Gjermanisë (fotot)

24/03/2023 16:32

Disa njerëz janë plagosur sot kur një drejtues që me automjetin e tij përplasi disa kalimtarë pranë aeroportit Koln-Bonn në perëndim të Gjermanisë, njoftonte policia vendase.

Shoferi që sipas autoriteteve vuante nga sëmundje mendore goditi disa këmbësorë që ishin në garazhin e aeroportit, duke lënë disa të plagosur, mes të cilëve dy oficerë policie që kishin tentuar më parë ta arrestonin.

Zyrtarët thanë se burri që vuante nga një “gjendje psikiatrike” i kishte rezistuar arrestimit.

57 vjeçari raportohet se kishte marrë një mjet me qira që sipas mediave vendase ishte lënë hapur për pastrim, dhe kishte goditur “pesë apo gjashtë” njerëz dhe më pas disa automjete të tjera, tha zëdhënësi i policisë.

Famirësisht asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën, edhe pse i dyshuari, i cili njihet nga policia, kishte ecur para e prapa disa herë me mjetin e tij.

Përfaqësuesi i policisë lokale Christoph Gilles, tha: “Ai përplasi disa automjete me makinën e tij të zezë”.

Makina tip Audi A5 u përplas me “të gjithë forcën” teksa burri kishte thyer barrierat e trafikut në hyrje të parkingut.

I dyshuari më pas u ndalua dhe u dërgua në spitalin e Koln pasi besohet se vuante nga një krizë psikiatrike në kohën e incidentit, tha policia.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për incidentin e mëngjesit të së premtes.

Media vendase thonin se burri i kishte rezistuar arrestit para se të ndalohej me forcë nga oficerët e policisë.

FOTO GALERI
1/3
Disa njerëz janë plagosur sot kur një drejtues që me automjetin e tij përplasi disa kalimtarë pranë aeroportit Koln-Bonn në perëndim të Gjermanisë

Top Channel