Francezët dalin në pension në moshën 64-vjeçare/ Si krahasohet me vendet e tjera?

24/03/2023 20:07

Një grevë mbarëkombëtare në Francë për të protestuar kundër rritjes së moshës së daljes në pension tërhoqi më shumë se një milion njerëz në protesta të enjten përpara se të përfundonte në përleshje të dhunshme me policinë në Paris dhe qytete të tjera.

Protesta pasoi një grevë të përmasave të ngjashme me të janarit dhe ditë me protesta më të vogla dhe demonstrata.

Ajo që po i zemëron francezët është një moshë e re pensioni që do të jetë ende një nga më të ulëtat në botën e industrializuar. Sipas një ligji të ri, i miratuar në parlament pa votim javën e kaluar, mosha e daljes në pension për shumicën e punëtorëve francezë do të rritet nga 62 në 64.

Kjo do ta mbajë ende Francën nën normën në Evropë dhe në shumë ekonomi të tjera të zhvilluara, ku mosha në të cilën aplikohen përfitimet e pensionit të plotë është 65 vjeç dhe po shkon gjithnjë e më shumë drejt 67-ës.

Në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, mosha e daljes në pension është midis 66 dhe 67 vjeç, në varësi të vitit që keni lindur. Legjislacioni aktual parashikon një rritje të mëtejshme nga 67 në 68 në Britani midis 2044 dhe 2046 (edhe pse koha e kësaj rritjeje është duke u rishikuar dhe mund të ndryshojë).

Pensionet shtetërore në Francë janë gjithashtu më bujare se kudo tjetër. Shpenzimet e vendit për pensionet shtetërore janë më të mëdha se në shumicën e vendeve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA