Në Vlorë, erozioni nga prurjet e lumit Shushica çdo vit po gërryen toka bujqësore.
Në afërsi të fshatit Xhyherinë të njësisë administrative Qendër, lumi prej gati tre vitesh ka marrë 300 metra tokë bujqësore, duke bërë që banorët të mos kenë më ara për të mbjellë.
“Lumi nuk ka qenë këtu, ka qenë mbi 300 metra më tej. Tani ka ardhur shumë afër dhe lumi vazhdon gërryen tokën. Ka tri vite që merr pa mbarim tokë bujqësore, ndërkohë që pushteti nuk ka marrë asnjë masë për stabilizimin e kësaj gjendjeje. Lumi po na afrohet frikshëm. Jemi në rrezik të madh. Tokat gjithmonë kanë qenë të mbjella, por nuk mund ti mbjellësh sepse është para e hedhur në lumë”, thotë një banor.
Gërryerja po zgjerohet drejt bizneseve te zonës duke bërë që shumë prej banorëve të mendojnë edhe shpërnguljen.
Top Channel