Emiratet e Bashkuara qëllojnë të shtëna topi për thyerjen e agjërimit (fotot)

24/03/2023 19:27

Në pamje të shpërndara nga mediat e Emirateve të Bashkuara shihej sot policia e qytetit bregdetar të Sharjah që qëllonte me ‘topin e iftarit’, për të njoftuar ndërprerjen e agjërimit të ditës.

Të shtënat me top për iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, janë një traditë prej viteve 1960 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në emiratin e Dubait policia gjithashtu njoftoi se kishte vendosur topat e iftarit në tetë vendndodhje, nga të cilët shtatë të fiksuar dhe një të lëvizshëm që do të zhvendosej në zona të tjera.

Anëtarë të publikut ftohen të ndjekin nga afër të shtënat ceremoniale në vendndodhjet e caktuara.

Gjenerali i policisë së Dubait, Al Ghaiti tha se topat vendosen në vende tradicionale e turistike dhe qëllojnë një herë për nisjen e iftarit.

“Ne i kemi këto topa prej viteve 1960-të dhe kryejmë mirëmbajtje të vazhdueshme”, tha ai, duke shtuar se modelet e vjetra britanike ose franceze mund të dëgjohen nga 10km larg.

Topat klasikë janë prodhim i vitit 1945.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA