7 persona u dërguan në spital, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, ky është bilanci i një zjarri të rënë në lagjen Nea Zmrini të Athinës.

Sipas forcave zjarrfikëse, disa persona thyen xhamin dhe hodhën sende djegëse në brendësi të një lokali në rrugën Elefterios Venizelos të kësaj lagjeje.

Flakët u përhapën me shpejtësi në pjesën ballore të pallatit dhe u desh ndërhyrja e dhjetëra zjarrfikësve të evakuojnë banorët,dhe në vazhdim për fikjen e zjarrit.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, me përjashtim të njërit prej tyre, i cili ka plagë djegieje të rënda.

Ekipet e zjarrfikësve por edhe të policisë, po hetojnë lidhur me zjarrvënien e cila për pak u kthye në tragjedi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel