Deputeti opozitar përjashtohet nga parlamenti i Indisë pas dënimit për shpifje (fotot)

24/03/2023 17:46

Një lider i opozitës në Indi, Rahul Gandhi, është përjashtuar sot nga parlamenti për 24 orë pas shpalljes fajtor në një akuzë shpifjeje, pasi kishte nënkuptuar se kryeministri i vendit Narendra Modi, është ‘një vjedhës’.

Anëtarët më të lartë të partisë së Gandhi, Partia e Kongresit u takuan mëngjesin e sotëm për të diskutuar mbi dënimin e tij dy-vjecar, para se të merrnin lajmin e dëbimit nga salla.

Më herët Gandhi kishte pyetur anëtarët e partisë së tij: ‘Përse të gjithë hajdutët kanë mbiemrin e përbashkët Modi’, duek iu referuar kryeministrit të vendit.

Gandhi nuk pritet të shkojë menjëherë në burg pasi gjyakta i ka lënë 30 ditë për të apeluar ndaj verdiktit. Nëse një gjykatë apeli rrëzon dënimin e  Gandhi ai mund të rimarrë vendin në parlament.

Zhvillimi vjen teksa sipas ligjit indian kushdo që dënohet me një minimum prej dy vitesh burg nuk mund të kualifikohet si deputet në parlament.

Komenti problematik është bërë gjatë fushatës elektorale të vitit 2019 kur kreu i Partisë së Kongresit Gandhi, bëri komentin e përmendur në padinë e shpifjes.

Shkarkim i tij nga detyra do të bëjë që zgjedhje të reja të mbahen në zonën e tij Kerala, në jug të Indisë. E ardhmja e tij politike nuk është e sigurt teksa çështja pritet të kalojë të gjitha hapat deri te gjykata e lartë.

Deri kohët e fundit Gandhi, anëtar i dinastisë vendase Nehru-Gandhi e cila ka pasur tre kryeministria në Indi, vihej në lojë nga partia BJP në pushtet që e quante “fëmijë” apo “i lagur nga veshët”, një shprehje frazeologjike që në Indi do të thotë se i mungon eksperienca.

Por prej vitit të kaluar imazhi tij ka fituar kredibilitet dhe forcë.

Ekspertët thonë se skualifikimi i përkohshëm i Gandhi ka shërbyer vetëm për të bashkuar fraksionet e ndara të opozitës, që të gjitha janë shokuar nga lajmi.

“BJP në pushet është e dëshpëruar të bëjë të heshtë zërin e opozitës, kjo është pika më e ulët e demokracisë në vend”, tha Derek O’Brien, i partisë vendase Kongresi i Trinamool.

FOTO GALERI
2/3
Por prej vitit të kaluar imazhi tij ka fituar kredibilitet dhe forcë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA