7 hapa si të nisni vrapin në mëngjes për parandalimin e sëmundjeve

24/03/2023 10:22

Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës.

Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj. Duke filluar qe nga pesha ideale, aktivizimi i metabolizmit dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare apo diabetit. Disa nga mënyrat si ta bëni tuajën këtë rutinë:

Flini mirë

Çelësi i një rutine të mirë mëngjesi është gjumi i mirë gjatë natës. Hiqni dorë nga televizori apo telefoni 1 orë para se të shkoni shkoni për të fjetur dhe të nesërmen do të zgjoheni sërish plot energji. Gjithashtu evitoni kafeinën, alkolin, dëgjoni muzikë relaksuese, krijoni një rutinë kur shkoni për të fjetur dhe mos pushoni shumë gjatë ditës.

Zgjohuni herët

Në mënyrë që të krijoni kohë për çdo aktivitet gjatë një dite duhet të zgjoheni herët. Kjo vlen edhe për vrapin pa dyshim. Vendosni një alarm herët në mëngjes dhe mbani afërt krevatit rrobat sportive që do të përdorni për vrapin apo ecjen tuaj të mëngjesit.

Krijoni një rutinë

Nuk ka rëndësi nëse do të merrni pjesë në ndonjë maratonë vrapi, rëndësi ka që ti vendosni vetes një qëllim. Nuk ka rëndësi sa intensiv apo i gjatë është vrapi, mjafton ta nisni ditën me këtë aktivitet.

Bëni një plan vrapimi

Në mënyrë që të jeni sa më të sigurt për rutinën tuaj në natën para bëni një plan vrapimi. Vendosni se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të shikoni në mënyrë që të mund të motivoni veten për të nesërmen.

Gjeni një partner vrapimi

Të kesh një partner vrapi ju ndihmon të mbani regjimin e vendosur. Nëse vraponi vetëm ruajtja e rutinës gjithnjë mund të jetë më e vështire ndaj nxisni një mik apo familjar t’ju bashkohet.

Hani shëndetëshëm

Nuk është asnjëherë mirë që të vraponi me stomakun bosh. Pas një nate të gjatë gjumi, trupi ka djegur energjitë dhe kërkon të marrë të reja. Kështu që para se të dilni nga shtëpia hani një mëngjes të lehtë ose pini një lëng të pasur me fruta e perime.

Qëndroni të hidratuar

Pas 7-8 orëve gjum trupi është i hidratuar. Vrapi do të nxjerrë akoma më shumë lëngje nga trupi juaj kështu që para ose pas vrapit mundohuni të pini sa më shumë ujë./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA