E dashura e re miliarderit të Porche, u konvertua në fenë islame për t’u martuar me princin (fotot)

24/03/2023 15:38

Miliarderi gjermani grupit Porsche që raportohet se po divorcohet nga gruaja që u diagnostikua me demencë, jeton tashmë me të dashurën e tij të re, me të cilën ka qenë mik prej rreth 25 vitesh.

79 vjeçari Wolfgang Porsche, jeton tashmë me 59-vjeçaren Princesha Gabriele e Leiningen pasi kishin kaluar bashkë pushimet në Maldives në fillim të vitit.

Kësaj jave mediat raportuan se manjati i automobilëve ka kërkuar divorcin nga gruaja e tij 74 vjeçare Claudia, prej ndryshimit të sjellës së saj që prej diagnozës së sëmundjes dy vjet më parë.

Teksa milioneri dhe ish-princesha kalojnë më shumë kohë së bashku, Wolfgang është vetëm një nga shumë miq të Gabriele me të cilët ajo ka qenë e lidhur në jetën e saj “të larmishme”, shkruan me ironi Daily Mail.

E njohur gjithashtu si Princesha Inaara Aga Khan, Gabriele ka qenë më parë konsulentë e UNESCO për barazinë ndaj grave, ishte konvertuar në fenë islame para se të martohej me një princ, dhe më pas nxorri në ankand koleksionin e saj të bizhuterive pas betejës 10-vjeçare të divorcit.

Me origjinë nga Frankfurt, Gabriele lindi në 1963 nga prindërit biznesmenë Renate Kerkhoff dhe babai Helmut Friedhelm Homey.

Pas divorcit të Helmut e Renate ajo u adoptua nga njerku i saj Bodo Thyssen që u martua me nënën, biznesmeni Joseph Thyssen, i cili i dha thjeshtrës mbiemrin e tij.

Gabriele në fillim të karrierës së saj punonte për nënën, e cila njihej si Renate Thyssen-Henne, me kompaninë më të madhe të hoteleve në Austri.

Por në vitin 1991 jeta e saj e privilegjuar iu ngrit një tjetër nivel më lart.

Ajo u martua me princin rus Prince Karl Emich i Leiningen, familja e të cilit kishte mbajtur fronin e anuluar tashmë të Rusisë deri në vitin 1917, nga familja mbretërore e Romanovëve.

Çifti u martuan në një ceremoni të shkëlqyeshme në 1991 në Venecia, por bashkimi shkaktoi debate në familjen e tij, prej nivelit të ulët shoqëror të Gabriele.

Për të shkuar këtë debat princi Karl pranoi të hiqte dorë nga froni, por as kjo nuk mjaftoi për shpëtuar martesën e tij me gruan gjermane. Në 1998 ata u divorcua dhe Gabriele nisi kërkimin e një tjetër burri.

Vetëm disa muaj më vonë ajo u martua me Princin Karim Aga Khan, Imam i muslimanëve Shia në Paris, një milioner i njohur e bamirës, që pretendon se është pasardhës i profetit Muhamed.

Martesa me Princ Aly Muhammad Aga Khan

Megjithë diferencën e tyre 26-vjeçare në moshë – ku Gabriele ishte 35 dhe Aga Khan 61 fotot e dasmës tregonin çiftin më të lumtur se kurrë.

Në vitin 2000 çifti mirëpritën djalin e tyre Princ Aly Muhammad Aga Khan, por në 2004 njoftuan se po divorcoheshin dhe Aha Khan u bë princi i dytë nga i cili Gabriele ndahej.

Në kohën e ndarjes gruaja tha se princi e kishte tradhtuar duke e ndjekur më një hetues privat, shkruan britanikja Telegraph.

Divorci i tyre u kthye në një betejë ligjore 10 vjeçare në Britani e Francë.

Megjithë shpërblimin prej të paktën 10 milionë paundë nga divorci, në prill 2016 Gabriele nxorri në ankand koleksionin e saj të bizhuterive në Gjenevë që arkëtoi më shumë se 5 milionë paundë.

Tashmë teksa Wolfgang Porsche ndahet nga gruaja Claudia, ai bëhet gjithnjë e më i afërt me Gabriele, e cila nuk duket se po ndryshon shihen e saj për miliarderë si partnerë.

Nga fotot sugjerohet se Claudia është mike me nënën e Gabriele, Renate Thyssen-Henne – dhe se lidhjet mes familjeve janë të afërta.

Burimet thanë për të përditshmen BIld se milioneri e ka të pamundur të jetojë me gruan e tij pasi thtoë se “i ka ndryshuar karakteri”.

Wolfgang e Claudia janë bashkë prej vitit 2007 teksa u martuan në 2019. Asetet e familjes Porsche llogarien në më shumë se 20 miliardë dollarë.

FOTO GALERI
6/8
Gabriele ne garat me kuaj ne Angli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA