Priste 12 kilogramë marijuanë me vlerë mbi 100 mijë euro nga Çekia, por surpriza në derë ishte krejt tjetër… policia
Miliarderi gjermani grupit Porsche që raportohet se po divorcohet nga gruaja që u diagnostikua me demencë, jeton tashmë me të dashurën e tij të re, me të cilën ka qenë mik prej rreth 25 vitesh.
79 vjeçari Wolfgang Porsche, jeton tashmë me 59-vjeçaren Princesha Gabriele e Leiningen pasi kishin kaluar bashkë pushimet në Maldives në fillim të vitit.
Kësaj jave mediat raportuan se manjati i automobilëve ka kërkuar divorcin nga gruaja e tij 74 vjeçare Claudia, prej ndryshimit të sjellës së saj që prej diagnozës së sëmundjes dy vjet më parë.
Teksa milioneri dhe ish-princesha kalojnë më shumë kohë së bashku, Wolfgang është vetëm një nga shumë miq të Gabriele me të cilët ajo ka qenë e lidhur në jetën e saj “të larmishme”, shkruan me ironi Daily Mail.
E njohur gjithashtu si Princesha Inaara Aga Khan, Gabriele ka qenë më parë konsulentë e UNESCO për barazinë ndaj grave, ishte konvertuar në fenë islame para se të martohej me një princ, dhe më pas nxorri në ankand koleksionin e saj të bizhuterive pas betejës 10-vjeçare të divorcit.
Me origjinë nga Frankfurt, Gabriele lindi në 1963 nga prindërit biznesmenë Renate Kerkhoff dhe babai Helmut Friedhelm Homey.
Pas divorcit të Helmut e Renate ajo u adoptua nga njerku i saj Bodo Thyssen që u martua me nënën, biznesmeni Joseph Thyssen, i cili i dha thjeshtrës mbiemrin e tij.
Gabriele në fillim të karrierës së saj punonte për nënën, e cila njihej si Renate Thyssen-Henne, me kompaninë më të madhe të hoteleve në Austri.
Por në vitin 1991 jeta e saj e privilegjuar iu ngrit një tjetër nivel më lart.
Ajo u martua me princin rus Prince Karl Emich i Leiningen, familja e të cilit kishte mbajtur fronin e anuluar tashmë të Rusisë deri në vitin 1917, nga familja mbretërore e Romanovëve.
Çifti u martuan në një ceremoni të shkëlqyeshme në 1991 në Venecia, por bashkimi shkaktoi debate në familjen e tij, prej nivelit të ulët shoqëror të Gabriele.
Për të shkuar këtë debat princi Karl pranoi të hiqte dorë nga froni, por as kjo nuk mjaftoi për shpëtuar martesën e tij me gruan gjermane. Në 1998 ata u divorcua dhe Gabriele nisi kërkimin e një tjetër burri.
Vetëm disa muaj më vonë ajo u martua me Princin Karim Aga Khan, Imam i muslimanëve Shia në Paris, një milioner i njohur e bamirës, që pretendon se është pasardhës i profetit Muhamed.

Martesa me Princ Aly Muhammad Aga Khan
Megjithë diferencën e tyre 26-vjeçare në moshë – ku Gabriele ishte 35 dhe Aga Khan 61 fotot e dasmës tregonin çiftin më të lumtur se kurrë.
Në vitin 2000 çifti mirëpritën djalin e tyre Princ Aly Muhammad Aga Khan, por në 2004 njoftuan se po divorcoheshin dhe Aha Khan u bë princi i dytë nga i cili Gabriele ndahej.
Në kohën e ndarjes gruaja tha se princi e kishte tradhtuar duke e ndjekur më një hetues privat, shkruan britanikja Telegraph.
Divorci i tyre u kthye në një betejë ligjore 10 vjeçare në Britani e Francë.
Megjithë shpërblimin prej të paktën 10 milionë paundë nga divorci, në prill 2016 Gabriele nxorri në ankand koleksionin e saj të bizhuterive në Gjenevë që arkëtoi më shumë se 5 milionë paundë.
Tashmë teksa Wolfgang Porsche ndahet nga gruaja Claudia, ai bëhet gjithnjë e më i afërt me Gabriele, e cila nuk duket se po ndryshon shihen e saj për miliarderë si partnerë.
Nga fotot sugjerohet se Claudia është mike me nënën e Gabriele, Renate Thyssen-Henne – dhe se lidhjet mes familjeve janë të afërta.
Burimet thanë për të përditshmen BIld se milioneri e ka të pamundur të jetojë me gruan e tij pasi thtoë se “i ka ndryshuar karakteri”.
Wolfgang e Claudia janë bashkë prej vitit 2007 teksa u martuan në 2019. Asetet e familjes Porsche llogarien në më shumë se 20 miliardë dollarë.
Top Channel