Foto Ilustruese

S’ka vendimmarrje finale. Teksa vetëm 3 ditë na ndajnë nga mbarimi i afatit të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, në Partinë Demokratike është ende e paqartë si do të dilet para zgjedhësve më 14 Maj.

Top Channel ka mësuar se pavarësisht debateve, anëtarët e Kryesisë dhe grupit Parlamentar të thirrur nga Alibeaj, nuk kanë rëndë në akord, duke detyruar kreun e PD-së të mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve.

Përmes një prononcimi për mediet, Alibeaj u shpreh se çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet.

Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi u shpreh se vendimi do të merret ditën e nesërme.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.

Më herët, Alibeaj kërkoi që PD të dalë me kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit për të 61 bashkitë dhe këshillat bashkiakë të vendit, mundësi kjo që është kundërshtuar nga shumica e anëtarëve të Kryesisë, që kërkojnë të garohet vetëm për këshillat bashkiakë, jo për kryetar bashkie. Kryesia s’ka marrë vendim, por ka pasur vetëm diskutime për tre opsionet e hedhura në tryezë, raporton gazetarja Elda Menga.

Jorida Tabaku: Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë qe ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ata që përçajnë votën e opozitës!

Ne duhet të mbrojmë logon e PD, duhet të nxjerrim Partinë Demokratike si alternativë në këto zgjedhje! Unë nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër komenteve të mia! Unë nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë, duhet të jemi dhe më shumë se kaq!

Dhurata Çupi: Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë, kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt juaja, Enkelejd dhe Gazment. Ju duhet të jeni përbashkues.

Së dyti, kam refuzuar sulmet e Foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne qe kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera. Ndërkohë, nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA