“Serbia të ndalë lojën”/ Ish-Presidenti i Kosovës përshëndet marrëveshjen e Ohrit, mesazh Vuçiç

23/03/2023 12:54

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Seidiu në një takim në Fakultetin e Drejtësisë  të Universitetit “Luigj Gurakuqi” e ka konsideruar marrëveshjen e Ohrit një investim të rëndësishëm të BE-së me mbështetjen e faktorit amerikan, për t’i dhënë fund tensioneve midis dy vendeve.

Sipas Seidiut, nevoja për qetësi ekziston, por kjo nuk u jep të drejtë vendeve të ndërhyjnë në statusquo-n e njeri-tjetrit.

Marrëveshja investim i rëndësishëm me BE por edhe mbështetjen e SHBA me qëllim që ti japim fund. Nevoja për qetësi mes dy vendeve ekziston, por kjo nuk do thotë se dy vendet do futen në statusquo-n e njeri tjetrit. Serbia të ndalet në lojën që ka bërë deri tani me gjuhën e Millosheviçit. SHBA-të janë një lloj garantuesi në këtë proces bashkë me BE-në për t’u futur në marrëdhënie të mira dhe jo idetë që kishte Car Llazari. Të jetosh me nder dhe askujt të mos i marrësh atë që i takon”- tha Seidiu.

Në referencë të komenteve të Kurtit se nuk ka tekst më të mirë se marrëveshja e Ohrit, Seidiu përgjigjet shkurt: “Tekst më të mirë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka”– duke nënkuptuar kështu se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në qasjen ndaj palës serbe.

Mirëpo a është Tirana zyrtare shkaku i frymëzimit të Vuçiçit për kapriçot ndaj nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën? Për Seidiun askush nuk mund të ketë vullnetin të ndihmojë Serbinë për shkaqe të Kosovës,madje as Shqipëria.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë bashkë me njëra-tjetrën. Nuk i harroj asnjëherë vrapimet e ambasadorëve të Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjesë e një motori plus.

Serbia ka bërë përpjekje që të izolojë Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkalojë Kosovën për të bërë bisedime me Shqipërinë për Kosovën. Por nuk mundet. Askush nuk mund të ketë vullnetin të ndihmojë Serbinë për shkaqe të Kosovës. Zgjedhja e Kosovës së Pavarur është zgjedhje racionale e kohës. Ndihem krenar kur shoh furbollistë apo artististë si Dua Lipa apo Rita Ora”- tha Seidiu.

Top Channel