Sauditët nxitojnë të blejnë ëmbëlsirat tradicionale para iftarit të parë të Ramazanit (fotot)

23/03/2023 18:32

Disa orë para thyejres së agjerimit të tyre të parë për sivjet, njerëzit shiheshin sot të blinin ëmbëlsirat dhe pijet tradicionale në kryeqytetin saudit Riad, në hapjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mohammed Alshamek, punonjës i një dyqani ëmbëlsirash në qendër të Riadit përmendte disa nga ingredientët e përdorur.

“Ramazani është një periudhë e veçantë kur përdoren pijet dhe ëmbëlsirat vendase si ato me bishtaja tamarinde, me boronica e xhamball. Kemi dhe një ëmbëlsirë të veçantë siriane të quajtur Maruk, që e gjejmë vetëm në kohën e Ramazanit”, tha Alshamek.

Shitësi i tespieve Ali al-Mohammed, uronte besimtarët për festën, teksa shtonte: “Unë vij këtu vetëm për kohën e Ramazanit. Njerëzit vijnë ose më marrin në telefon për të blerë ruazat e mia. Kam 40 vjet që jetoj në Arabinë Saudite.”

Çdo vit para muajit të nëntë të kalendarit islamik, të paktën 2 miliardë muslimanë në botë presin muajin Ramazanit, i njohur ndryshe si muaji i agjërimit që simbolizon shpërblimin me anë të reflektimit, përkushtimit, bujarisë e sakrificës.

Koha e agjërimit gjatë ditës dhe ajo e lutjes gjatë natës janë një shtues energjie për besimtarët që i con ata drejt një jete të re, thonë dijet e lashta.

Sipas teorisë fetare arabe kjo i shërben të gjithë njerëzimit duke hapur një kapitull të ri paqeje e progresi.

FOTO GALERI
1/7
Disa orë para thyejres së agjerimit të tyre të parë për sivjet, njerëzit shiheshin sot të blinin ëmbëlsirat dhe pijet tradicionale në kryeqytetin saudit Riad

Top Channel