23/12 21:18
Iago Aspak është rikthyer në kombëtares spanjolle pas plot katër vitesh. Kapiteni i Celta Vigo-s është i lumtur për ftesën e marrë nga trajneri Luis de la Fuente.
35-vjeçari, autor i 14 golave gjatë këtij sezoni në La Liga me Celtan e tij, nuk e kurseu një thumbim ndaj Luis Enrique-s, ish-trajnerit të Spanjës.
Ishin momente të vështira, unë po bëja mirë me ekipin tim, por emri im nuk përfundonte kurrë në listën e lojtarëve të grumbulluar.
Nuk i kërkova kurrë shpjegime ish-trajnerit, as ai nuk më ka telefonuar kurrë. Nuk isha kurrë dakord me vendimet e tij, por asnjëherë nuk u ulëm të bisedonim”, theksoi sulmuesi galician.
Top Channel