18/11 16:36
Paris Saint-Germain sheh nga e ardhmja dhe po përgatit një goditje për të përforcuar skuadrën. Një emër relativisht pak i njohur, por shumë i vlerësuar nga analistët e futbollit.
Sikurse raporton “L’Equipe”, bëhet fjalë për Luka Vuskoviç, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2007 dhe që luan me Hajdukun e Splitit.
Një talent me një të ardhme të ndritur, që me sa duket do të kërkohet nga të gjithë emrat e mëdhenj: francezët synojnë ta bllokojnë menjëherë dhe ta lënë në Kroaci për një sezon tjetër, por ka konkurrencë nga Manchester City, i gatshëm për të investuar 12 milionë euro, si dhe shumë klube gjermane.
Top Channel