Afron sfida me Poloninë/ Sylvinho teston skemat dhe mënyrën e lojës me dyer të mbyllura

23/03/2023 20:05

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në Varshavë.

Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit, me përgatitjet që po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Skuadra sot ka qenë e ndarë në dy pjesë, duke alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike. I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

Ndërkohë që koha po ngushton dhe dalëngadalë afron ndeshja e parë. Për këtë arsye pasi ka zhvilluar rreth katër ditë seanca stërvitore të përgjtihshme duket se ka ardhur momenti që të mësojmë dicka më tepër rreth mënyrës dhe skemës që do të testojë Sylvinho. Për këtë arsye trajneri brazilian ka zgjedhur që seancën e dytë të ditës së enjte ta zhvillonte me dyert të mbyllura larg syve të kundërshtarëve dhe kamerave.

Shqipëria do të niset më 26 mars drejt Varshavës për ndeshjen që do të luhet në Poloni më 27 mars, që është edhe takimi i parë për eliminatoret e kampionatit europian Euro2024. Të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin këtë takim drejtpërdrejtë në paketën Supersport të pltaformës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA