Vjedullat bëjnë kërdinë në Holandë, tunelet e tyre nëntokësore bllokojnë hekurudhën

22/03/2023 10:07

Vjedullat që gërmojnë nën shinat hekurudhore kanë shkaktuar kërdi në shërbimet e trenave në Holandë, duke shkaktuar anulime dhe mbyllje linjash.

Trenat në veri dhe jug të vendit janë prekur, me disa shërbime të ndaluara për të paktën një javë. Linja midis Den Bosch dhe Boxtel në jug u mbyll të martën pasi gjitarët gërmuan nën shina.

Zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë se për sa kohë do të vazhdonte problemi pasi vjedullat ishin një specie e mbrojtur. Gërmimi nënkupton se shinat mund të ulen, duke vënë në rrezik sigurinë e trafikut hekurudhor.

Kompania që mirëmban rrjetin hekurudhor holandez tha se ishte hera e dytë në një javë që shërbimet ishin ndalur për shkak të aktivitetit të vjedullës.

Rruga Den Bosch-Boxtel-Eindhoven është një lidhje e rëndësishme që lidh veriun me jugun dhe trenat e pasagjerëve dhe mallrave në linjë do të preken të paktën deri të martën e ardhshme.

Punëtorët e hekurudhave po planifikojnë të ndërtojnë një kodër me rërë atje ku baldosët mund të gërmojnë shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA