Rusia ka hapur dje një hetim kriminal ndaj kryeprokurorit dhe gjykatëse të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, në kundër-përgjigje të mandatit të arrestit për presidentin rus Vladimir Putin me akuza krimesh lufte.
Gjykata me bazë në Hagë njoftoi të premten se ka lëshuar mandat arrestimi për Putin dhe një tjeter zyrtar të lartë rus për krime të kryera gjatë luftës në Ukrainë.
Komisioni hetimor i Moksës tha dje se ka ngritur çështjen kriminale ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare, Karim Khan dhe disa gjykatësve për lëshimin e mandatit të arrestit.
Në të thuhej se veprimet e prokurorëve kishin gjurmë kriminale sipas ligjit rus, pasi qëllimisht akuzojnë një person të pafajshëm për një krim, si dhe “përgatisin një sulm ndaj një kryetari shteti për të komplikuar marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Kremlini e quajti fillimisht lëvizjen të përçmuar e të pavlefshme, pasi Rusia nuk është anëtare e marrëveshjes së Gjykatës Ndërkombëtar, nga e cila është tërhequr në vitin 2016.
Por ajo mund të pengojë lëvizjen e presidentit rus në më shumë se 100 shtete, të cilat e njohin jurisdiksionin e Gjykatës.
Zëdhënësi rus Dmitry Peskov tha më herët se Rusia po vepron me qetësi duke reaguar ndaj zhvillimit.
“Ne kemi dëshmuar një numër sjelljesh armiqësore ndaj vendit tonë dhe ndaj presidentit tonë, por nuk i marrim të gjitha si të mirëqena pasi kjo nuk i shërben askujt, prandaj i studiojmë me qetësi, mbajmë shënime dhe vazhdojmë punën”, tha Peskov.
Khan, kryetari britanik i Gjykatës, ka insistuar edhe më parë që Gjykata të marrë fuqi më të mëdha për ndjekjen penale të Putin për luftën në Ukrainë.
Top Channel