Ronaldos i heqin privilegjet te Portugalia.
Trajneri Roberto Martinez e cilësoi ende të rëndësishëm dhe grumbulloi Cristiano Ronaldon për debutimin e tij në stolin e Portugalisë, megjithatë duket se për yllin luzitan ka nisur një erë e re edhe në kombëtare.
Pavarësisht peshës së tij në dhomat e zhveshjes, Federata Portugeze ka vendosur t’i heqë privilegjet, pasi ka larguar nga grupi përgatitësin atletik të CR7-ës, Ricardo Regufe.
Ky i fundit ka një jetë përkrah Ronaldos, duke u kujdesur për gjendjen e tij atletike, megjithatë nga ky grumbullim, nuk do të ketë më mundësi të bëjë punën e tij brenda stafit të kombëtares portugeze.
Shkak është bërë një konfrontim i Regufe me pjesëtarë të tjerë të stafit, në Botërorin e Katarit dhe Federata ka vendosur të marrë menjëherë masa./SuperSport
Top Channel