Parlamenti i Suedisë ka miratuar zyrtarisht një projektligj që lejon vendin të anëtarësohet në NATO.

Projektligji u miratua me 296 pro dhe 37 vota kundër, me Partinë e vogël të Majtë dhe të Gjelbërit të vetmet parti në opozitë.

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda kërkuan të bashkohen me aleancën e mbrojtjes vitin e kaluar në përgjigje të luftës ruse të Ukrainës.

Të 30 vendet e NATO-s duhet të japin miratimin e tyre, por Turqia dhe Hungaria kanë hezituar ta bëjnë këtë.

Javën e kaluar, presidenti i Turqisë deklaroi se do të mbështeste ofertën e Finlandës për anëtarësim, ndërsa sinjalizoi se kishte ende punë për të bërë përpara se Suedia të mund të priste të njëjtën gjë.

Hungaria u shpreh gjithashtu se do të votojë për ratifikimin e ofertës së Finlandës më 27 mars, por jo atë të Suedisë.

Turqia pretendon se Suedia strehon anëtarë të grupeve terroriste, diçka që Suedia e mohon, dhe ka kërkuar që të ekstradohen.

Ministri i jashtëm suedez Tobias Billstrom, teksa fliste në parlament, tregoi se ishte optimist pë këtë hap të rëndësishëm.

 

Top Channel