Një specie e re dhe “e rrallë”, një merimangë gjigante është zbuluar në Australi.
Araknidi i madh me tetë këmbë është aq i madh sa është quajtur “Euoplos dignitas” – që do të thotë dinjitet ose madhështi në latinisht – për nder të madhësisë së tij “mbresëlënëse”.
Studiuesit thonë se merimangat femra, të cilat zakonisht janë më të mëdha se meshkujt, mund të rriten deri në pesë centimetra në gjatësi trupore.
“Është një specie e madhe dhe e bukur”, tha një nga studiuesit kryesorë, Dr Michael Rix.
Megjithatë, shanset për t’u ndeshur me merimangën janë mjaft të ulëta, thonë shkencëtarët. Merimanga jeton në habitate të hapura pyjore dhe i ndërton strofkat e saj në tokat e zeza të Brezit Brigalow në Queensland Qendror, i cili është në bregun verilindor të Australisë.
Studiuesit thonë se merimanga, e cila mund të jetojë deri në 20 vjet në natyrë, ka humbur pjesën më të madhe të habitatit të saj, duke e bërë atë një specie të rrezikuar.
Merimangat janë kryesisht aktive gjatë natës, të ulur në derën e strofkës së tyre dhe duke pritur që insektet të kalojnë, përpara se të dalin jashtë. Ata përdorin helm për të nënshtruar gjahun e tyre. Megjithatë, Dr Rix thotë se ato nuk janë të rrezikshme për njerëzit.
Top Channel