22/12 22:33
Cristiano Ronaldo është rikthyer në kombëtaren portugeze.
Luzitanët nisin eliminatoret e Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit (23 mars) dhe Luksemburgut (26 mars).
Rivalët e tjerë për djemtë e Roberto Martinez në grupin J, janë Sllovakia, Islanda dhe Bosnja. Gjatë prononcimit për shtypin, golashënuesi më i mirë në histori u ndal edhe tek aventura arabe.
CR7 është bërë pjesë e Al Nassr. 38-vjeçari shprehet i bindur se kampionati i Arabisë Saudite, do të shndërrohet së shpejti në një nga 4-5 ligat më të forta në planet.
“Ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, unë nuk do të gjendesha në këtë grumbullim me Kombëtaren. Po luaj në një kampionat shumë kompetitiv.
Top Channel