Prej më shumë se një shekulli, që kur u shkëput nga trungu shqiptar më 1913, shqiptarët e Manastirit u vunë nën thundrën e dhunës, shpërnguljeve masive dhe asimilimit.
Gjurmët për të shtypur gjithçka shqiptare janë të qarta në objektin që tregon kamera e “Inside Story”.
Duke nisur që nga pllakata në hyrje të muzeut, që më së pari flet maqedonisht dhe më pas vjen edhe shpjegimi në shqip.
E njëjta strategji është përdorur edhe për emërtimin e portreteve të dijetarëve shqiptarë. Në mënyrë krejt absurde, emri i tyre është shkruar fillimisht me shkronjat cirilike të alfabetit maqedonas. Pas tyre vijnë emrat në shkronjat latine të alfabetit shqip, për të cilat ata u mblodhën në këtë shtëpi.
“Kemi kritika se janë të shkruara fillimisht në maqedonisht, në kohë kur u themelua muzeu si institucion, zbatimi i ligjit për gjuhën nuk ishte, tash për momentin jemi në procedurë, por mendimi është që të bëhet një muzeuzalizim dhe concept krejt ndryshe. Kemi kritika se disa prej personazheve që ndodhet në këtë hapsirë, nuk kanë lidhje me vetë kongresin”, u shpreh Zait Aliu, Drejtor, Muzeu i Alfabetit.
Prej më shumë se një viti, muzeu i Alfabetit Shqip, qëndron i mbyllur, pasi nuk ka drita. Drejtori i muzeut shpjegon se llogaria e këtij institucioni është bllokuar nga përmbarimi si problematikave që lidnën nga një program i IPA-s. Më konkretisht, një subjekt që ka bërë punimet për restaurimin e muzeut nuk është paguar, megjithëse fondet janë në dispozicion.
“Që gati një vit nuk i kemi kryer punët për të funksionuar normalisht, por qeveria ka ndarë një fond prej 200 mijë denarësh për të dalë nga kjo situatë dhe shpresoj që shpejt kohë, do të adalim nga kjo situatë.Ne jo se nuk kemi patur mjete për të paguar, por kemi një xhirollogari të bllokuar për atë shkak nuk kemi patur mundësi të paguajmë rrymën”, u shpreh Aliu.
Top Channel