Faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut drejtohet nga shqiptarë flasin maqedonisht. Mirëpo, nëse doni të lexoni për rendin dhe sigurinë publike, analiza, statistika apo ligje, nuk ka asgjë në shqip.
Në një vëzhgim të bërë web faqeve të ministrive që drejtohen nga shqiptarët shihet se asgjë nuk është në gjuhën shqipe. I njëjti fenomen ndodh edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga shqiptari Bujar Osmani. Nëse klikoni mbi seksionin dokumente, asgjë nuk është në gjuhën shqipe, megjithëse rifreskimi i fundit i faqes është bërë së afërmi.
Nëse klikoni tek seksioni “çështja e emrit” dhe doni të dini udhëzimin për media për marrëveshjen përfundimtare, sërish është e disponueshme vetëm në maqedonisht.
Shqiptari Fatmir Besimi udhëheq ministrinë e Financave, por edhe këtu rregulloret nga fusha e tatimeve, taksave, të ardhurave dhe të dhënave të tjera publike janë të gjitha maqedonisht. Po ashtu edhe statistikat.
Top Channel