Ekzibicioni i felinëve të balsamosur në Paris hedh dritë mbi speciet e rrezikuara (fotot)

22/03/2023 18:45

Madhështorë, të frikshëm por dhe të pambrojtur, specie të ndryshme felinësh të balsamosur po shfaqen në një ekzibicion në ‘Galerinë e Madhe të Evolucionit’ në Paris.

Kuratorja Geraldine Veron thotë se dëshiron që publiku të njihet dhe me speciet më pak të njohura, për të kontribuar në mbrojtjen e tyre.

“Kur shikon një felin është i vështirë t’i shkëpusësh sytë prej tij”, thotë ajo për speciet e balsamosura ne ekzibicion, që nuk duket se shfaqin ndryshime nga të gjallat.

Kafshët e prezervuara me kujdes vijnë nga koleksionet e Muzeumit Kombëtar francez të Historisë, për të pasqyruar diversitetin e kësaj kategorie gjitarësh.

“Publiku njeh zakonisht pesë deri në dhjetë specie felinësh por janë në fakt rreth 40, teksa per disa prej të cilave njerëzit dhe shkencëtaret nuk kanë dëgjuar kurrë”, thotë kuratorja Veron.

Disa prej këtyre të fundit janë manuli, servali apo mace të tjera të vogla të egra, siç është ‘macja’ peshkatare e cila mund të zhytet në ujë për të kapur peshk.

Një tjetër është macja kokë-sheshtë që eshtë zbuluar për herë të parë në vitin 1998, në Borneo – numri të cilave është i vështirë të llogaritet.

Por studiuesit thonë se kafshët kanë si të përbashkët rrezikun e gjuetisë ilegale, humbjes së habitatit dhe shpyllëzimit.

“Bukuria e tyre është mahnitëse por kjo i bën më të ekspozuara prej gjuetisë për pellushin e tyre”, shton Veron, profesorë e muzeumit e specializuar për kafshët karnivore.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA